Whatsapp vjen me një tjetër risi, do ta bëj komunikimin edhe më praktik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.06.2023, 18:49

Whatsapp tashmë vjen me një përditësim të ri, ku, përveç mesazheve zanore dhe teksteve, mund të dërgojmë mesazhe me anë të videos.

Mesazhet me video do të zgjasin maksimumi 60 sekonda, dhe procedura është mjaft e lehtë.

Në bisedë, klikoni mbi butonin e mikrofonit. Nëse ikona e mikrofonit kthehet në një buton videokamere, atëherë mund të regjistroni mesazhe video.

Dhe nëse doni të dërgoni mesazhe me video, duhet t’u kërkoni kontakteve tuaja të përditësojnë WhatsApp-in e tyre në versionin më të fundit në mënyrë që ata të mund të marrin mesazhet tuaja me video.

Sigurisht që ti mund ta kesh praktikuar deri tani, të regjistrosh veten me video dhe ta dërgosh. Por ky opsion është më praktik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit