Mbrëmjen e kaluar, në Bukuresht u luajt ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Rumanisë dhe Kosovës.
Por kjo ndeshje u ndërpre në minutën e 18-të pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve të Kosovës dhe një baneri ku shkruhej: Kosova është Serbi.
I njëjti mesazh u dëgjua nga tribuna gjatë këndimit të himnit të Kosovës para fillimit të ndeshjes.
Lojtarët e dy skuadrave u larguan nga fusha dhe u kthyen pas 45 minutash, kur banderola e huliganëve u hoq nga tribuna e stadiumit.
Pas ndeshjes, mediat rumune veçuan një nga tifozët që pretendojnë se është përgjegjës për ngjarjet në stadium.
Ai është Andrej Preda, lideri i tifozëve të FC Craiova.
Federata Rumune e Futbollit (FRF) dënoi ashpër sjelljen e tifozëve të saj për shkak mesazheve provokuese me karakter politik, ideologjik fyes dhe të cilat janë të ndaluara në stadium.
Ata thonë se ishte një grup i vogël i të ashtuquajturve tifozë të cilët ndikuan në rrjedhën normale të lojës.