Goli i Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni është shpallur goli i raundit nga UEFA.
Perla e shqiptarit nga një distancë prej 30 metrash, është cilësuar goli më i mirë i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Europianit 2024.
Edhe pse shqiptari ishte në garë përballë João Félix, Trossard dhe Samorodov, goli i tij ishte më i bukuri.
Rikujtojmë se në ndeshjen e 11 Shtatorit, Shqipëria fitoi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0 me golat e Asanit dhe Dakut.
Më 12 Tetor, Shqipëria luan përballë Çekisë në stadiumin “Air Albania”.