UEFA ka dhënë vendimin për Rumaninë, pas thirrjeve raciste në ndeshjen ndaj Kosovës në kualifikueset e Euro2024.
Edhe pse tifozët rumunë shfaqën një baner me shkrimin “Kosova është Serbi”, Kombëtarja e Rumanisë ia ka hedhur paq pasi UEFA e ka dënuar me një ndeshje pa tifozë dhe një gjobë 51 mijë euro.
Kjo do të thotë se ndeshjen e radhës ndaj Andorrës, Rumania do ta luajë në Bukuresht pa tifozët e saj.
Rikujtojmë se ndeshja me Kosovën u ndërpre për 45 minuta nga arbitri pas thirrjeve raciste ndaj lojtarëve të Kosovës dhe banerit me shkrimin “Kosova është Serbi.”