Për herë të parë në Tiranë është zhvilluar Kampionati Ballkanik i Karatesë për të rritur dhe veteranë.
Ky kampionat u zhvillua në sallën olimpike “Feti Borova” dhe Shqipëria siguroi tre medalje.
Mbi 360 sportistë mbërritën në Tiranë për të përfaqësuar jo vetëm Shqipërinë e Kosovën, por dhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Bullgarinë edhe Rumaninë.
Davor Çipek, President i Federatës Ballkanike të Karatesë në përfundim të këtij kampionati tha:
Unë jam shumë i mrekulluar me organizimin e Shqipërisë dhe të Tiranës. Një nivel i lartë organizimi dhe mikpritje e mendoj se të gjithë u ndjenë të lumtur në Tiranë. Me këtë që shoh nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të bëjë dhe aktivitete më të mëdha. Dhe besoj se e meriton.
Shqipëria arriti të merrte një medalje të artë për veteran, një argjendi për peshën deri në 60 kg dhe një tjetër po të argjendtë për peshën deri në 67 kg.