Ish-ylli i Paris Saint-Germain Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital pasi raportohet se ka marrë një goditje në bark.
Lajmet në Amerikën e Jugut thonë se ish-sulmuesi i Argjentinës u dërgua në spitalin Cantegrill Sanatorium nga Punta del Este, Uruguai ditën e sotme. Por raportime kontradiktore kanë dalë në lidhje me rrethanat se si ai ka marrë plagën në barg.
TYC Sports shkruan se familja e Lavezzit thanë se ai u dëmtua kur rrëshqiti nga një shkallë ndërsa përpiqej të ndërronte një llambë.
Megjithatë, El Observador thotë se burimet policore kanë thënë se 38-vjeçari u godit me thikë nga një anëtar i familjes gjatë një feste në Jose Ignacio. Gjithashtu thuhet se sherri ka ndodhur për një çështje "parash".