Pa ngrohur akoma karrigen, Alma CANI i jep “O.E.S DISTRIMED” 2 MLN euro pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.04.2024, 21:50

Alma Cani është prej pak ditësh drejtuesja e re e QSUT. E megjithatë pa e ngrohur akoma mirë karrigen, rezulton se ka dhënë një tender të dyshimtë dhe pa garë tek një nga piranjat më të mëdha të fondeve të shëndetësisë. Bëhet fjalë për kompaninë “O.E.S DISTRIMED” e cila me letra është në pronësi të çiftit misterioz Orjada Jaho, Ermal Rizaj.

Këta janë dy emra të panjohur që befas kanë fituar miliona euro në pak vite nga tenderat e shëndetësisë. Është e qartë se pas tyre fshihet një nga peshkaqenët e mëdhenj të politikës, që natyrisht i takon SPAK ta hetojë.

Ky çift “i panjohur” për publikun e gjerë ka fituar një tjetër tender pa garë prej plot 2.1 milionë euro me TVSH nga QSUT. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-95563-02-15-2024 dhe me objekt “Blerje materiale mjekësore specifike për Shërbimin e Neurokirurgjisë” për mbulimin e nevojave 24 mujore”.

Fondi limit i tij është përcaktuar në shifrën 184,754,025 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2.1 milionë euro me TVSH. Nëse shohim dokumentat e kësaj procedure, vihet re se ka marrë pjesë në tender vetëm fituesi, pra “O.E.S DISTRIMED”.

Oferta fituese është në vlerën 183’687’200 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.1 milionë euro përfshirë TVSH. Nëse e krahasojmë këtë vlerë me fondin limit, dyshimet shtohen akoma, pasi vlera fituese del se është sa 99.4% e limitit të vendosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit