Goni i Spitalit Elbasan gostit Hamz Islamaj me 413 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.04.2024, 21:26

Drejtori i Spitalit Elbasan, Agron Gaxho, duket se nuk ka asnjë pengesë nga autoritetet ligj zbatuese për të vazhduar i qetë rrugëtimin e tij drejt shpërdorimit të fondeve publike.

Në rastin e sotëm do të shikojmë që institucioni i drejtuar prej tij, ka organizuar një tjetër tender të klasifikuar më sa paku i dyshimtë. Bëhet fjalë për tenderin që mban numrin e referencës REF-94926-02-09-2024 dhe ka si objekt “REHABILITIM I HAPESIRES TERRITORIALE TE SPITALIT RAJONAL ELBASAN”.

Fondi limit i tij është në vlerën 39,816,525 lekë të reja pa TVSH ose rreth 480 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Po ku qëndron abuzimi?

Nëse shikojmë dokumentacionin e këtij tenderi, do të vëmë re se kanë marrë pjesë në të 6 firma, nga të cilat dy kanë ofruar oferta më të ulëta sesa firma e shpallur fituese. Pavarësisht shifrave më të ulëta, Goni i Elbasanit ka vendosur të shpallë fituese kompaninë BE-IS SH.P.K në pronësi të Hamz Islamaj.

Kjo firmë ka ofruar vlerën 34,498,807 lekë të reja pa TVSH ose gati 413 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër nëse e krahasojmë me fondin limit, rezulton se është sa 87% e fondit limit, duke rritur më tej dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit