Turistja angleze shkon për plazh në Durrës, i riu i afrohet dhe i nxjerr organin gjenital  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.04.2024, 21:09

Ndonëse propaganda e rilindjes nuk lë media britanike dhe europiane pa blerë me para që kushedi se nga e kanë origjinën, përsëri realiteti i turizmit në Shqipëri është mjaft larg asaj që paraqitet në artikujt e sponsorizuar.

Një turiste e re angleze ka lënë mend kur ka shkuar për pushime në një hotel në Durrës. Ajo është përballur me një skenë mjaft të turpshme në mes të ditës. Turistja ishte e shtrirë në shezllon duke marrë rreze, kur befas i afrohet një person që ulet pranë saj dhe nxjerr organin gjenital duke kryer veprime të turpshme.

Është vërtet e habitshme se si në mes të ditës një person mund të kryejë veprime të tilla lirshëm pa u marrë asnjë masë nga policia. Ngjarjen për JOQ e ka denoncuar një i njohur shqiptar i vajzës.

Ai ka dërguar mesazhin e mëposhtëm në redaksi:

Përshëndetje JOQ, më ka ardhur një shoqe nga Londra dhe ka ikur në Durrës për të kaluar këto ditë të nxehta por i kishte ndodhur kjo sot si në video... Unë ika në Durrës dhe e takova po nuk e gjeta dot këtë djalin. Vajza është angleze dhe është hera e parë që vjen në Shqipëri, dhe i ndodhin këto gjëra... Ajo ka filluar të bërtasë dhe çuni ka ik, ndërsa ajo ka hipur në hotel. Vajza i tregoi hotelit situatën dhe videon dhe ata thanë se ngjarja nuk kishte ndodhur në pronën e tyre dhe i ofruan një pije falas për ngjarjen... I thashë ta denonconte në polici dhe më pyeti nëse policët janë të korruptuar këtu tek ne... Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit