Ofruan shifrën më të lartë, Dallëndyshe Bici i fal 500 MLN Yzedin Bozhajt me shokë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.04.2024, 21:40

Dallëndyshe Bici duket se së fundmi ka filuar të merret edhe me tendera. Përtej skandaleve pa fund që shoqërojnë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, tashmë i janë shtuar edhe skandalet e tenderave abuzivë.

Rezulton se Dallëndyshja ka shpallur fitues për 500 milionë lekë Yzedin Bozhajn me shokë, ndonëse këta ofruan vlerën më të lartë nga gjithë pjesëmarrësit e tjerë në tender. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-91250-12-18-2023 që ka si objekt: ”Përforcim dhe rikonstruksion i godinës së Drejtorisë Vendore të ASHK-së Kukës”.

Autoriteti kontraktues është Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për një fond limit në vlerën 43,542,127 lekë të reja pa TVSH ose gati 522 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nga dokumentacioni i kësaj procedure vihet re se kanë marrë pjesë 5 kompani (apo bashkime kompanish), nga të cilat fitues është shpallur bashkimi i operatorëve që ka dhënë vlerën më të lartë. Bëhet fjalë për "METEO"shpk në pronësi të Eral Myftaraj, "SHENDELLI" shpk në pronësi të Yzedin Bozhaj dhe "TOTILA" shpk në pronësi të JeminToto.

Ata fituan për vlerën 41.431.253 lekë të reja pa TVSH ose gati 500 milionë lekë të vjetra me TVSH, ndonëse kjo ishte vlera më e lartë e ofruar. Vlen të përmendet se njëri nga garuesit nuk ofroi fare vlerë, çka i forcon më shumë dyshimet se fituesit diheshin pa filluar tenderi.

Nga ana tjetër vlera fituese është sa 95% e fondit limit. Duket se Dallëndyshe Bici ka marrë një dorë të mirë lekësh nga fituesit për t’u dhënë tenderin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit