Gruaja çon xhaxhain e vdekur në bankë për të marrë 3000 euro kredi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 14:41

Punonjësit e një banke në Brazil janë përballur me një ngjarje të pabesueshme të martën, pasi një grua ka shkuar të marrë kredi duke përdorur firmën e një burri të vdekur.

Érika de Souza Vieira Nunes, është paraqitur në bankë bashkë me xhaxhain e saj të vdekur dhe e ka detyruar të nënshkruajë kredinë me vlerë 3000 euro. Por kur punonjësit e bankës kanë vënë re bardhësinë e frikshme të 68-vjeçarit kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Nuk duket shumë mirë zotëria. Ai është shumë i zbehtë," thanë punonjësit ndërsa gruaja iu përgjigj, "Kështu është gjithmonë!"

Gruaja e cila është mbesa dhe kujdestarja e 68-vjeçarit, dëgjohet duke i bërtitur të moshuarit:

“Xhaxha më dëgjon? Ti duhet të nënshkruash. Nuk mund të firmos për ty. Nënshkruani këtu dhe mos më shqetëso."

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në bankë zbuluan se i moshuari kishte kohë që kishte vdekur. Policia arrestoi menjëherë mbesën e tij e cila akuzohet për tentativë vjedhjeje me anë të mashtrimit dhe përdhosje të kufomës.

Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani janë pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar nëse ajo ka vepruar e vetme apo nëse ka pasur bashkëpunëtorë jashtë bankës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit