Në Torino ndalohet pirja e duhanit jashtë, 100€ kush nuk zbaton rregullat e reja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2024, 15:14

Në Torino nuk do të mund të pini duhan jashtë në një rreze prej 5 metrash nga njerëzit e tjerë, nëse nuk jepet pëlqimi i shprehur dhe asnjëherë në prani të grave shtatzëna ose fëmijëve.

Sipas Rregullores së Policisë Urbane, miratuar nga këshilli bashkiak, pirja e duhanit tani ndalohet jo vetëm në vende të mbyllura, por edhe në radhë, në stacionet e autobusëve, në aktivitete në natyrë, në parqe dhe zona të jashtme.

Duhanpirësit duhet të largohen dhe të qëndrojnë në një distancë të sigurt, në të kundërtën do t'u shqiptohet një gjobë prej 100 euro.

Për kryebashkiakun Stefano Lo Russo, ndalimi "është një rregull i sensit të përbashkët dhe respektit për të tjerët.

"Ka të bëjë me respektimin e atyre që nuk pinë duhan dhe është gjithashtu një mënyrë për të promovuar një kulturë të respektit të ndërsjellë."

Sipas tij masa do të kontribuojë në uljen e ndikimit të pirjes së duhanit, i cili mbetet shkaktari kryesor i sëmundjeve mjekësore dhe onkologjike, dhe do të inkurajojë konsumimin më të ndërgjegjshëm.

Në Milano tashmë ka një ndalim të pirjes së duhanit nëse ka njerëz brenda 10 metrave, por në Torino distanca është më e shkurtër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit