Erion Veliaj i kthen qytetarët në majmunë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.04.2024, 16:41

Ditën e sotme, Tirana u përfshi nga reshje shiu, që i kthyen rrugët e qytetit në lumenj, pasi kanalizimet lënë shumë për të dëshiruar dhe kjo nuk është aspak habi, pasi tenderat jepen për kompanitë e drejtorëve dhe jo për ata që bëjnë punën.

Në shumë lagje të Tiranës, niveli i ujit shkoi mbi 20 cm dhe qytetarët kishin vështirësi që të kalonin.

Së fundmi, në redaksinë tonë, kanë mbërritur pamje nga zona e “Kopështit Zoologjik”, ku një vajzë, për pasojë se rruga është mbushur me ujë, ka hipur në kangjëllat e murit rrethues të kopështit zoologjik për të kaluar rrugën.

E gjora, nga halli, ka fituar cilësitë e një majmuni, që ndodhet nga krahu i tjetër i murit. Ajo kacavirret me një qese në dorë, anash murit për të kaluar atë pellg me ujë që ndodhet në rrugë.

Erion Veliaj do të mbahet mend për shumë gjëra nga administrimi që i ka bërë Tiranës dhe si i ka trajtuar ai qytetarët.

Djemtë shqiptarë i ka bërë zdromsa, qytetarët i ka vjedhur, të rinjtë i ka përzënë, artistët i ka blerë dhe ta së fundmi po na kthen edhe në majmunë.

Faleminderit Lali për çdo sprovë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit