Festimja e Bulqizës “mjeshtëron” vjedhjet, jep 65 milionë pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.04.2024, 22:14

Kryetarja aktuale e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, duket se ka mjeshtëruar mirë aftësinë për të vjedhur paratë e qytetarëve të Bulqizës. Dhe këtë natyrisht nuk mund ta bënte ndryshe veçse nëpërmjet tenderave.

Figuron se zonja në fjalë ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-99159-03-25-2024 dhe ka si objekt “Mirëmbajtje kanale ujitëse dhe vaditëse për Njësitë Administrative, bashkia Bulqizë”.

Fondi limit i kësaj proceduar është caktuar në shifrën 6,666,667 lekë të reja pa TVSH ose gati 80 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse i hedhim sytë nga dokumentat e tenderit do të shohim se ka marrë pjesë vetëm firma fituese.

Pra jemi në kushtet e një mungese totale të konkurrencës. Si rrjedhojë, Festimja ka shpallur fituese firmën e vetme që mori pjesë.

Bëhet fjalë për kompaninë SHEHU në pronësi të Aqif Shehu, e cila fitoi për vlerën 5,492,847 lekë të reja pa TVSH ose gati 65 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 82% e fondit limit, duke i shtuar më tej dyshimet për abuzim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit