“Bandat shqiptare përdorin furgona në Mbretërinë e Bashkuar për të transferuar paratë e drogës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.04.2024, 10:18

Sipas policisë britanike, paratë që fitohen nga bandat shqiptare të kokainës dhe kanabisit, po zhvendosen jashtë Britanisë me furgonë për t'u pastruar më pas në prona dhe biznese.

Në një artikull nga "Sunday Express" thuhet se një hetim i policisë ka zbuluar katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të specializuar në kontrabandën e parave kriminale nga Britania në Shqipëri.

Më 13 prill, një shtetas shqiptar, 48 vjeç, u arrestua në Dover kur në automjetin e tij iu sekuestruan 200,000 £ në kartëmonedha. Në të njëjtën ditë, dy burra, të moshës 34 dhe 22, dhe një 17-vjeçar u arrestuan në Tottenham Hale, në veri të Londrës, ku u sekuestruan rreth 150,000 £ para. Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi zyrtarët e Forcave Kufitare ndaluan një shtetas shqiptar në tunelin e kanalit të la Manshit. Brenda furgonit të tij, me destinacion kryeqytetin Tiranë, oficerët gjetën 390,000 £. 150,000 £ të tjera u gjetën nga shtëpia e tij në Haringey.

Hetimet e "Sunday Express" zbuluan se praktika e përdorimit të firmave korriere me bazë në Mbretërinë e Bashkuar për të lëvizur para të padeklaruara është e përhapur. Në maj të vitit 2021, policia shqiptare sekuestroi 123,000 £ të fshehura në një furgon Mercedes të dërguar nga Sihana Transport me qendër në Luton.

Një hetim zbuloi se disa grupe korrierësh të regjistruara në Britani drejtohen nga shtetas shqiptarë të cilët reklamojnë në rrjetet sociale se transportojnë sende të ligjshme, madje edhe mobilje. Në disa raste ata janë përfshirë në dërgimin e parave të gatshme të padeklaruara dhe të paktën në një rast edhe të armëve të zjarrit.

Pak kohë më parë, 24-vjeçari Olsi Sefolli u arrestua në Durrës pasi rrezet X zbuluan 10 pako me para në furgonin me të cilin ai po lëvizte. Ai tha se e kishte marrë furgonin në portin e Ankonës në Itali nga një tjetër shofer i ardhur nga Britania e Madhe. Por gjatë gjykimit të tij, kushëriri i Olsit, Guxim Sefolli, 30 vjeç, nga Lutoni, i cili zotëron Sihana Transport, dha dëshmi duke pranuar se ai kishte fshehur paratë në furgon pa dijeninë e dy drejtuesve. Ai tha se paratë ishin për të blerë një apartament në Vlorë. Ai mohoi se ishin të ardhura kriminale dhe tha se ishin kursimet e tij të fituara në mënyrë legjitime nga viti 2017 e tutje, dhe ilegalisht në ndërtimet e tregut të zi që nga mbërritja e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga 2010 deri në 2017. Guxim Sefolli nuk u përball me asnjë akuzë, por kushëriri i tij Olsi u shpall fajtor për mosdeklarim parash dhe u dënua me 9 muaj me kusht.

E njëjta firmë tërhoqi vëmendjen e policisë shqiptare në prill të vitit të kaluar kur në një furgon në Portin e Durrësit u gjetën tetë pistoleta dhe municione luftarake. Guxim Sefolli, pronari i kompanisë tha:

“Një klient përdori kompaninë time për të sjellë disa tavolina nga Shqipëria dhe i fshehu këto armë pa dijeninë time. Sapo e zbulova këtë, bëra një kallëzim në stacionin e policisë lokale dhe më vonë inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar më pyeti për detaje dhe unë dhashë gjithçka.”

Në një rast tjetër, 225,000 £ u gjetën në rezervuarin e karburantit të një furgoni të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar në portin italian të Barit në shkurt 2021. Një zëdhënës i Doganës Italiane tha në atë kohë:

“Këto automjete e bëjnë udhëtimin çdo javë. Ka një rrjet të mirëorganizuar.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Hajduti i pasagjerëve
    Hajduti i pasagjerëve në urban, i cili u filmua teksa arratisej nga dritarja, pasi një pasagjer e pikasi që po vidhte. Hajduti ia doli që të largohej nga dritarja, por u kap më pas nga policia. Nuk është hera e parë që ai kryen vjedhje në urbanet e Tiranës.
    Klevisa Ymeri
    Klevisa Ymeri, shqiptarja, e cila aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci. Ajo ishte duke qarkulluar me mjetin e saj luksoz, me një shpejtësi shumë të lartë, mbi 170 km në orë dhe pasi kreu një parakalim të gabuar, përplasi makinën ku po udhëtonin motër e vëlla. Aktualisht ajo është nën arrest në Kroaci.
    Edmond Lajqi
    Edmond Lajqi, është shqiptari i Kosovës, i cili ekzekutoi me armë gruan e tij. Ai kreu vrasjen brenda banesës ku jetonte me bashkëshorten dhe më pas u dorëzua në polici. Bashkëshortja e tij ishte dhunuar shumë herë nga Edmondi, i cili më 16 prill i mori jetën.
    Edin Nevzati
    Edin Nevzati, administrator i grupit Albking në telegram, ku publikoheshin foto dhe video intime të vajzave shqiptare. Grupi që ai administronte ishte kthyer në një vend ku shpërndaheshin materiale pornografike dhe shumë vajza binin pre e shantazheve.
    Valmir “Bosi”
    Valmir “Bosi”, është i riu nga Kosova, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi në një sfidë në Tik-Tok abuzoi me një të mitur. Ai e zhveshi të miturin dhe më pas tentonte ti puthte organin gjenital me forcë.
    Vajza gangstere
    Vajza gangstere me Porche, e cila duke rrezikuar jetën e saj dhe të tjerëve ndaloi në mes të autostradës makinën dhe filloi të konfliktohej me një shofer tjeter. Madje ajo nuk ngurroi t’i nxirrte edhe gishtin e mesit atij. Fatmirësisht nga kjo manovër e vajzës nuk pati të lënduar, por sjellja e saj mori shumë komente negative.
    Jetmir Daci
    Jetmir Daci, shoferi i dehur, i cili përplasi me makinë familjen nga Prrenjasi. Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një 23-vjeçare, në lule të rinisë. Shoferi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai u arrestua nga policia dhe është në burg.
    Mauricio Sheldija
    Mauricio Sheldija, inspektor i AMP-së në Shkodër, i cili duket se ka abuzuar shumë me detyrën, por jo vetëm. Polici Sheldija ka shfrytëzuar punën dhe njohjet e tij në polici për të dhunuar të moshuarin në lidhje me një pronë të cilën i moshuari në fakt e ka fituar me gjyq. Gjithashtu, ai detyron punonjësit e policisë që të marrin sa më shumë rryshfet nga shoferët në qytetin e Shkodrës.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit