Armando Broja thyen një tjetër rekord me golin e tij në Premier League

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2022, 18:46

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, po kalon një formë fantastike në Angli me ekipin e tij, Sauthamptonin. 20-vjeçari shënoi gol në sfidën e fundit kundër Brentford, por ky gol nuk ishte dhe aq i zakonshëm. Ky gol i dhuroi shqiptarit një tjetër rekord në historinë e Premier Ligës.

Faqja e specializuar “Opta”, ka nxjerrë një tjetër statistikë të brojës, teksa është lojtari më i ri në historinë e Premier Ligës që shënon në katër sfidat e para që starton si titullar dhe i pari që e bën këtë që nga Diego Kosta me Çelsin në vitin 2014. Sulmuesi i kombëtares shqiptare me statistikat e tij këtë sezon, është duke arritur majat më të larta të futbollit anglez dhe po merr vazhdimisht vlerësime nga i gjithë opinioni sportiv në Angli.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit