Interi po përgatitet për një lëvizje të bujshme në merkato. Gazzetta dello Sport se ekipi zikaltër është vënë pas argjentinasit, Paulo Dybala. Me kontratën që i skadon më 30 qershor, lojtari po pret të rejat nga klubi i Juventusit, por duket se akordi për rinovim është shumë larg. Këtu pritet të ndërhyjë drejtori i Interit, Beppe Marotta, për të planifikuar një sulm për të.
Te Inter ishin duke menduar për një sulmues të ri dhe Gianluca Scamacca ishte në listën e dëshirave, por një emër si Dybala ndryshon çdo gjë. "Dybala tek Inter", janë shkrimet dhe fotografitë që mbulojnë ballinat e gazetave italiane ditën e sotme. Të presim e të shohim si do rrjedhin negociatat.