Një incident regjistrua gjatë ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Vllaznisë, e cila në fakt duhej të ishte një test para inspektorëve të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës. Mirëpo e gjitha dështoi për shkak të trazirave të krijuara. Gjatë pushimit të ndeshjes disa tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje.
Fillimisht ata i kanë hapur në tribunën qendrore dhe më pas në tribunën ku ishin vendosur tifozët e Vllaznisë.