Një tjetër ekip i Premier League del në skenë për Armando Brojën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2022, 12:37

Armando Broja po kalon një sezon fantastik në Premier League me Sauthamptonin. Stiv Siduell, ish-lojtari i Çelsit, duke folur për të ardhmen e sulmuesit shqiptar ka nxjerrë në skenë edhe skuadrën e Uest Hemit.

Pas largimit të Haler drejt Ajaksit në janar të 2021-shit, trajneri Dejvid Mojes e ka shprehur qartë se është në kërkim të një sulmuesi potent, që të shtyjë sa më shumë ekipin përpara.

Në lidhje me këtë ka folur edhe Siduell i cili në “BT Sport” përmend emrin e Brojës, si sulmuesin e duhur për Mojes dhe Uest Hemin, nëse do të duhet të bëjnë progres në Premier Ligë.

Ai u shpreh:

Unë do të preferoja Armando Brojën, është i ri dhe i uritur, mendoj që duhet të jetë tek Uest Hemit, ai po tregon se mëson shpejt, për mua është i duhuri”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit