“Sillet si rrot k*ri”/ Edi Rama mbron Erion Veliajn: Unë i neveris përgjimet!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2022, 15:20

Edi Rama ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin e Erion Veliajt, i cili shan me fjalë banale dhe shantazhon anëtarët e Klubit Tirana për të votuar kandidatin që ai do. Rama është shprehur në komentet me një qytetar se ai nuk i ka qejf përgjimet. Ndër të tjera, KM shton se ato nuk merren as si provë fajësie dhe as si provë vërtetësie.

Rama shkruan:

Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjeter konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se nje përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë te dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua duke klikuar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit